Ndalimi i myslimanëve në SHBA, rritet shqetësimi në botë

17:31 | 30 Janar 2017
Trina Galanxhi

Bota e ka dënuar ashpër e vendimin e Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA njerëzve nga shtatë vende myslimane.

Vendimi i tij ka nxitur reagim në mbarë botën dhe është kritikuar ashpër edhe nga vetë amerikanët, të cilët për dy ditë rradhazi kanë organizuar protesta nëpër aeroportet më të mëdha të vendit, transmeton arbresh.info.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ‘izolimi sjell parabazi dhe ndamje sociale’, ndërsa Parlamenti në Irak, një nga shtatë vendet e ndaluara, ka miratuar një mocion që të merren vendime reciproke.

Përkundër konfuzionit të krijuar, Shtëpia e Bardhë vazhdon të mbetet e palëkundër në vendimine  saj.

Trump ka deklaruar se ndalimi nuk ka të bëjë me myslimanët, por me parandalimin e terrorizmit.

Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid al-Hussein Rad, ka dënuar ashpër vendimin duke e quajtur atje shkelje e të drejtave të njeriut.

Në listën e ndalimit nuk është përfshirë Arabia Saudite, ku shumica e sulmuesve të 9/11 erdhën nga atje.

Gjermania dhe Britania kanë kërkuar garanci për qytetarët e saj me shtetësi të dyfsihtë.

Megjithatë, vendimi i Trump është pritur mirë nga Presidenti çek Milos Zeman dhe nga holandezi Geert Wilders.

Në SHBA ligjvënësit nga 16 shtete kanë deklaruar se vendimi është jokushtetues./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale