Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka “frikë nga e vërteta”, tha sot kritiku kryesor i tij vendas, Alexei Navalny.
“Putin ka frikë nga e vërteta, këtë e kam thënë gjithmonë. Luftimi i censurës, përcjellja e së vërtetës te populli i Rusisë kanë qenë gjithmonë prioritetet tona”, thotë udhëheqësi i opozitës në një postim në Instagram.
Ai i bëri komentet pasi një gjykatë ruse e shpalli fajtor për “përvetësim” dhe “përbuzje të gjykatës” dhe e dënoi me nëntë vjet burg.
Navalny është në burg për më shumë se një vit, nën akuza të ndryshme, të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht.
Tri duela tjera sot në Kupën e Kosovës
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mb...
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...
Vodhi në një dyqan, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Ve...
Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes