Misioni NASA ka njoftuar se zbarkimi i astronautëve në Hënë është shtyrë për vitin 2025.
Kështu ka humbur afatin që u caktua nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Agjencia hapësinore kishte synuar që zbarkimi në Hënë të bëhet në vitin 2024.
Në njoftimin e së martës, administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha se Kongresi i SHBA-së nuk dha para të mjaftueshme për të zhvilluar një sistem uljeje për programin e saj të Hënës, Artemis dhe nevojiten më shumë para për kapsulën Orion.

Për më tepër, një sfidë ligjore nga kompania e raketave të Jeff Bezos, Blue Origin, ndaloi punën për muaj në sistemin e uljes hënore Starship në zhvillim nga SpaceX kompania në pronësi të Elon Musk. / arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...