Fushata presidenciale e vitit 2024 është vetëm fillimi i ambicieve politike të Elon Musk. Kështu deklaroi manjati amerikan ndërsa udhëtonte për në Mar-a-Lago për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve.
Pronari i Tesla dhe SpaceX tha se America Pac, grupi politik pro-Trump që ai formoi dhe financoi me të paktën 118 milionë dollarë, “do të vazhdojë pas këtyre zgjedhjeve dhe do të përgatitet për zgjedhjet afatmesme dhe çdo zgjedhje të ndërmjetme”.
Në raundin tjetër të garave për Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe madje edhe për disa zyra lokale, super-paku i tij “do të përpiqet të ketë peshë të konsiderueshme”, shpjegoi Musk, duke konfirmuar rolin e tij politik dhe financiar në rritje pas ngritjes së Trump./abcnews.al
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata