Presidenti i Izraelit i ka kërkuar falje Meksikës për gjestin e bërë nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter e kishte mbështetur vendimin e Donald Trump për ndërtimin e murit.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Presidentit, Reuven Rivlin, thuhet se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, transmeton arbresh.info.
Rivlin i ka kërkuar Pena Nietos që të ketë mirëkuptim për keqkuptimin e krijuar, ndërsa Presidenti meksikan ka theksuar se postimi i kryeministrit izraelit mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Përmes rrjetit social Twitter, Netanyahu shkroi se ‘Presidenti Trump për ndërtimin e murit’.
Netanyahu ka theksuar se përmes postimit ka dashur të tërheqë vëmendjen për suksesin e murit kufitar të krijuar në Izrael.
Meksika ka kërkuar që Izraeli t’i kërkojë falje për gjestin e bërë./Arbresh.info
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar