Një nuse e sapokurorëzuar pësoi goditje të shtunën në New York, ku kishte mbërritur me bashkëshortin për të kaluar muajin e mjaltit.
“9News.com” raportoi se 27-vjeçarja Francheska Bechara, nga Sidnei i Australisë ishte në SHBA me të shoqin, Joe Bechara, kur pësoi goditjen. E reja po stërvitej në një palestër kur u gjet pandjenja në dysheme nga i shoqi. Ajo u pa se kishte nxjerrë edhe telefonin për të kërkuar ndihmë, por nuk ia kishte dalë.
“Nuk kishte asnjë shenjë ma parë”, tha kunati i saj për “9News”. “Ishte tërësisht e shëndetshme. Mjekët nuk kanë arritur ende të gjejnë shkakun e kësaj goditjeje.”
27-vjeçarja u dërgua me shpejtësi në Spital, ku mjekët ndërhynë tri herë në tru me shpresën për të lehtësuar presionin. Deri më tani testet nuk kanë zbuluar çfarë i ka ndodhur, por dyshimet janë se gjithçka ka nisur nga zemra e saj.
Çifti ishte takuar në kishën që frekuentonin 8 vite më parë dhe u kurorëzuan në martesë më 7 Tetor, ndërsa ngjarja në New York ndodhi në ditën e dytë të muajit të tyre të mjaltit.
Bechara parashikohet të trajtohet për rreth tre muaj në New York, ku po shfaq disa shenja inkurajuese dhe po reagon ndaj mjekimeve.

Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...