Momenti i tmerrshëm kur uji thyen xhamat dhe futet në kabinën e një trageti në Gjermani u kap nga kamerat.
Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e vendit.
Nga pamjet e xhiruara brenda kabinës shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap për të mos i marrë uji përpara.
Disa njerëz u rrëzuan nga vendet e tyre pasi një mur uji u përplas me anijen.
Pasagjerët u panë duke rrëmbyer sendet e tyre dhe duke ikur nga uji ndërsa vala u përplas në bord.
Mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar.
Erërat e forta kanë goditur veriun e Gjermanisë ditët e fundit, me rreh 94 milje në orë që kanë shkaktuar kaos udhëtimi për vendasit.
Anija po udhëtonte poshtë lumit Elba midis Hamburgut dhe Finkenwerder-it kur dallga goditi.
Shërbimet e trageteve janë pezulluar përkohësisht ndërsa departamenti i zjarrfikësve të Berlinit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme., shkruan LBC, transmeton arbresh.info
Sturm in #Hamburg! Während Wellengang auf der #Elbe zerschlägt eine Welle plötzlich die Scheiben der Hafenfähre. Nach ersten Informationen wurde niemand verletzt. @Hadag_info @FeuerwehrHH #Sturm #Orkan #Ylenia pic.twitter.com/RsDyi5XrcL
— Sebastian Peters (@PressePeters) February 17, 2022
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK