Rreth një milion amerikanë udhëtuan çdo ditë me aeroplan gjatë fundjavës së kaluar, megjithë thirrjet dhe lutjet e ekspertëve të shëndetit për të shmangur tubimet dhe udhëtimet për festat e fundvitit.
Ekspertët kanë ngritur edhe njëherë shqetësimin e tyre për udhëtimet dhe tubimet gjatë festave, pasi numri i të të infektuave dhe personave që po humbasin jetën për shkak të Covid-19 është i madh, transmeton portal arbresh.info

Parashikimet paralajmërojnë se gjatë sezonit të festave, turmat nuk do të ulen dhe trafiku më i madh i pasagjerëve pritet të shënojë rritje.
Raporti i AP tregon se këtë vit numri i udhëtarëve do të jetë dy herë më i vogël se gjatë sezonit të festave të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, rreth tre milion pasagjerë, aq sa ishin regjistruar gjatë fundjavës së kaluar, kanë krijuar turmat më të mëdha që nga mesi i marsit kur Shtetet e Bashkuara u goditën nga epidemia e koronavirusit./arbresh.info/
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...