Dërgimi i mundshëm i trupave gjermane (Bundeswehr) në Ukrainë është bërë temë e nxehtë debati në Gjermani, me kritika nga e majta dhe e djathta.
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Gjermania mund të luajë rolin e saj ushtarak për të siguruar një paqe të mundshme në Ukrainë, pas bisedimeve në Paris me aleatët e Ukrainës në të ashtuquajturën “Koalicioni i Vullnetit”.
Merz tha se kjo mund të përfshijë, për shembull, dërgimin e forcave në territorin e vendeve të NATO-s, fqinje me Ukrainën pas një armëpushimi, duke shtuar se nuk përjashton asnjë opsion.
Megjithatë, ai nuk e mbështeti qasjen e Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat u zotuan për prani trupash pas një marrëveshjeje paqeje, duke thënë se do të krijojnë “baza ushtarake në të gjithë Ukrainën” për të parandaluar pushtime të ardhshme.
Ai paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit nëse forcat mbështeten vetëm në trupa të NATO-s, dhe propozoi paqeruajtës të vërtetë të OKB-së nga vende neutrale dhe shtete BRICS.
Nga e djathta ekstreme, Alice Weidel, bashkëlidere e AfD, akuzoi Merz-in se po injoron arsyen dhe realpolitikën, duke paralajmëruar se ai rrezikon të tërheqë Gjermaninë në një konfrontim ushtarak me pasoja të paparashikueshme.
Moska i ka refuzuar kategorikisht çdo prani trupash perëndimore në Ukrainë. Sipas ligjit gjerman, çdo mision ushtarak jashtë vendit kërkon miratimin e Bundestag-ut (parlamentit).
Bundeswehr është një “ushtri parlamentare”, nën kontroll të rreptë të parlamentit – një trashëgimi nga e kaluara naziste për të parandaluar abuzime.
Mandatet për misione jashtë zakonisht jepen për një vit dhe rinovohen. Prandaj, Merz nuk mund të vendosë vetë për dërgimin e trupave.
Në takimin e Parisit më 6 janar 2026, Franca Britania e Madhe dhe Ukraina nënshkruan një deklaratë për dërgim e trupave pas armëpushimit, por Gjermania u kufizua në opsione më të kujdesshme, si prani në vende fqinje të NATO-s.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik