Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë, përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke thënë se pushteti i saj për të ndikuar te presidenti rus Vladimir Putin, kishte mbaruar.
Ajo ka tha se ishte përpjekur të organizonte bisedime në mes të presidentit rus dhe presidentin francez Emmanuel Macron, në verën e vitit 2021, shkruan bbc.
“Por unë nuk e kisha fuqinë më. Të gjithë e dinin, në vjeshtë unë do të largohesha”, ka thënë ajo.
Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në dhjetor të vitit 2021. Ajo bëri një vizitë përfundimtare në Moskë në gusht të vitit 2021.
Ajo tha se se “për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë”./arbresh.info/
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë