Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka deklaruar se zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në adresimin e tij në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Abdullah II tha se konflikti palestinezo-izraelit është i vetmi konflikt që filloi me themelimin e OKB-së dhe që deri më sot akoma po përkeqësohet.
“Rruga e vetme për një paqe të drejtë dhe të përhershme duhet të rezultojë në krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur palestinez, që mund të jetohet edhe në kufijtë e 4 qershorit të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj dhe të jetohet në siguri dhe paqe pranë Izraelit”, tha Abdullah II.
Mbreti i Jordanisë po ashtu tha se nuk do t’i jepet fund konfliktit pa e mbrojtur Kudsin si një qytet të paqes për gjithë njerëzimin.
Takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u hapën më 15 shtator dhe planifikohet të përfundojnë më 29 shtator.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK