Mblidhet KS, ambasadori shqiptar: OKB të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

09:38 | 24 Shkurt 2022
A Z

Për situatën në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara është duke mbajtur një mbledhje emergjente.

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, ka mbajtur fjalën e tij në këtë takim, ku ka dënuar sulmin e rus.

Në postimin në rrjetet sociale ku është shpërndarë edhe fjala e ambasadorit shqiptar thuhet: Rusia po sulmon egërsisht fqinjin e tij të cilit kërkon që t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.

Shqipëria bëri thirrje në mbledhjen e sigurisë që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./arbresh.info/