Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen protestat masive pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.
Kështu tha Leonid Sudalenko, anëtar i qendrës bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna. Sudalenko po ashtu është ish i burgosur politik.
Sipas llogaritjeve të qendrës Vyasna, të paktën 5.472 persona janë dënuar për vepra penale, të motivuara politikisht, tha Sudalenko.
Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale./rel
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën