Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,7 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.700.378 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 502.876 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 158.577 raste, Italia me 147.577, Franca me 124.869 dhe Gjermania me 122.171 raste.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.953 raste.
Pas tyre vijojnë Britania me 73.758 raste, Irani me 68.192, Turqia me 47.029 raste, Belgjika me 26.667, Zvicra me 24.551, Holanda me 23.097, Kanadaja me 22.148, Brazili me 19.943, Portugalia me 15.472, Austria me 13.561, Rusia me 11.917, Koreja e Jugut me 10.450 dhe Izraeli me 10.408 raste me COVID-19.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 101.755 njerëzve deri më tani, ndërsa 376.548 njerëz janë shëruar.
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...