Ambasadori rus Vasily Nebenzya, në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së ka thënë se Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike.
Ditë më parë Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për e cila u kritikua nga Perëndimi,
Duke komentuar këtë marrëveshje, ambasadori rus të martën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së hodhi akuza se shtetet perëndimore po i kërkojnë Serbisë që të ndryshoj qasjen ndaj Rusisë, kur siç tha ai, dihen lidhjet historike serbo-ruse.
“Pikërisht pardje, kryetarja e komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, kërcënoi hapur Italinë me pasoja nëse rezultati i zgjedhjeve në Itali nuk i pëlqen Brukselit, në listën e zezë është Hungaria dhe një kandidate për anëtarësim që gëzon entuziazmin më të madh, për momentin, vetëm për faktin që ka lidhje historike me Rusinë është Serbia. Ata po përpiqen ta detyrojnë atë të marrë një pozicion dhe të mbështesë sanksionet ekonomikisht shkatërruese kundër saj. Shembulli shumë i fundit, ambasadori amerikan në Beograd dje i bëri thirrje Serbisë që të shpjegojë nënshkrimin e një plani konsultimi në margjinat e OKB-së ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme Serbe dhe Ruse, a nuk është vërtet një diktat neo-kolonial”, ka thënë ai./arbresh.info./
LEXO EDHE:
Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja Rusi-Serbi për koordinimin e politikave të jashtme, hap i gabuar
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian