Ekonomia e Marokut po dëmtohet për shkak të nevojave për përkthim. Shumë studentë po dështojnë në universitete për shkak se nuk e njohin gjuhën frënge. Për këtë arsye, qeveria ka propozuar që gjuha frënge të kthehet si gjuhë në orët mësimore të matematikës, shkencës dhe lëndëve teknike në shkolla të mesme.
Autoritetet marokene gjithashtu po planifikojnë që gjuha frënge të mësohet edhe nga nxënësit e shkollave fillore. Gjuhët zyrtare në Marok janë gjuha arabe dhe gjuha berbere. Shumica e popullsisë e flasin arabishten marokene, e cila është gjuhë e përzier me fjalë të gjuhës arabe e berbere dhe e ndikuar nga gjuha frënge dhe spanjolle.
Në shkolla fillore, nxënësit mësojnë në gjuhën arabe, ndërsa studentët në universitete mësojnë në gjuhën frënge. Gjuha frënge flitet kryesisht nga shtresat e larta të popullsisë, por ky ndryshim po shkakton probleme për të rinjtë.
Dy nga tre studentë dështojnë për t’i përfunduar studimet në universitetet publike të Marokut, kryesisht për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës frënge. Planet për ta zgjeruar përdorimin e gjuhës frënge në shkolla do ta prekin thelbin e identitetit kombëtar të Marokut.
Gjuha frënge kërkohet shumë edhe nga punëdhënësit e ndryshëm, prandaj mësimi i saj po vlerësohet si faktor për zhvillim më të madh ekonomik. Megjithatë, ky vendim do të paraiqste ndryshim të madh pas disa dekadave të arabizimit pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Franca në vitin 1956, shkruan “Reuters”.
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: Shumë njerëz nuk e b...
Ambasadori britanik: 2026-ta të jetë vit i rikthimit të Koso...
Kupchan: Kongresi i SHBA-së po nxit Trumpin për normalizimin...
Problemet me mbeturina, qytetari në Hajvali: Po rrezikohet j...
Udhëheqësit evropianë dënojnë vrasjen e protestuesve në Iran
Kupa e Afrikës, Senegali prek gjysmëfinalen