Sot në ora 10:30, në anën greke të Prespës, nën mbikëqyrjen e diplomatëve të rëndësishëm ndërkombëtar, do të nënshkruhet marrëveshja që i jep fund kontestit 25 vjeçar të emrit, mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ministrat e jashtëm të dy vendeve do të hedhin firmën në tekstin i cili përbëhet nga 20 nene, e me të cilin, Maqedonisë i ndryshohet emri në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Dëshmitarë në këtë ngjarje do të jenë: ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federika Mogerini, eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.Pas ceremonisë së nënshkrimit, liderët e dy vendeve dhe delegacionet ndërkombëtare do të qëndrojnë edhe në anën maqedonase të Prespës.
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik