Ministria e Shëndetësisë e Maltës njoftoi sot se rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në vend.
Një 38-vjeçar, i cili së fundmi ka qëndruar në një nga vendet e prekura nga shpërthimi i lisë së majmunëve, ndodhet në izolim në shtëpi me simptoma të lehta, sipas portalit maltez Malta Today, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me higjenën, veçanërisht kur janë në kontakt me dikë që nuk ndihet mirë.
Këtë javë, ministri maltez i Shëndetësisë, Chris Fern, deklaroi se lija e majmunëve nuk është “një tjetër Covid” dhe theksoi se autoritetet janë të përgatitura mirë për shpërthimin e epidemisë./arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...