Një burrë drejtoi një makinë drejt një grupi njerëzish në Passau , një qytet në shtetin jugor të Bavarisë në Gjermani, tha policia të shtunën.
Policia shtoi se ende nuk e di nëse akti ishte i qëllimshëm. “Aktualisht, nuk mund të përjashtohet që burri qëllimisht e ka drejtuar automjetin drejt grupit të njerëzve”, tha policia.
Sipas gjetjeve fillestare, një shofer 48-vjeçar i një Mercedesi thuhet se ka përplasur me makinë një grup njerëzish që ishin në trotuar, përfshirë gruan e shoferit, 38 vjeç, dhe vajzën e tij, 5 vjeç.
Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta, ashtu si edhe numri i personave të plagosur dhe ashpërsia e lëndimeve të tyre.
Gazeta Passauer Neue Presse raportoi se tre persona u plagosën rëndë në një incident.
Departamenti i hetimeve penale të Passau-t po kryen hetimet në vendngjarje, tha policia.
Shoferi është ndaluar, tha policia./dw
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK