Magyar: Kukullat e Orbanit duhet të largohen nga institucionet e Hungarisë

08:06 | 13 Prill 2026
E.G

Peter Magyar ka thënë se hungarezët i kanë thënë “po Evropës” me këtë votë.

Ai para njerëzve është shprehur se Qeveria e re ka një detyrë të madhe përpara, duke u bërë thirrje atyre të festojnë në paqe soQnte, përpara se të fillojnë “shërimin” e vendit nesër.

Ai thotë se partia e tij do të punojë çdo ditë për të fituar besimin që iu dha me këtë fitore, raporton BBC.

Magyar gjithashtu i bën thirrje Viktor Orbanit që të mos ndërmarrë asnjë veprim që nga tani e deri në largimin zyrtar të detyrës, i cili siç tha, do të pengonte punën e qeverisë së re kur ajo të formohet.

“Kukullat e qeverisë Orban duhet të largohen dhe institucionet e shtetit duhet të ndryshojnë”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale