Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi anëtarit të kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz që të shmangte përshkallëzimin “veçanërisht në Liban”, sipas një deklarate nga presidenca franceze.
Komentet e Macronit vijnë pasi Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e një sulmi në Bejrut që vrau udhëheqësin e lartë të Hamasit Saleh Al-Arouri të martën. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.
“Presidenti i Republikës theksoi se ishte thelbësore të shmangej çdo qëndrim përshkallëzues, veçanërisht në Liban, dhe se Franca do të vazhdojë t’i përcjellë këto mesazhe për të gjithë “lojtarët” e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zonë”, thuhet në deklaratën franceze, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Macron shprehu gjithashtu shqetësim për numrin e viktimave civile dhe urgjencën humanitare në Gaza.
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 22,185 palestinezë, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Presidenti francez foli gjithashtu kundër deklaratave “të papranueshme” që bënin thirrje për zhvendosjen e detyruar të banorëve të Gazës.
Dy anëtarë të koalicionit të krahut të djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë shprehur ditët e fundit pikëpamjet se banorët palestinezë duhet të largohen nga Gaza, ndërsa zyrtarët konsiderojnë të ardhmen e enklavës bregdetare të pasluftës.
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë