Presidenti francez, Emmanuel Macron ka futur në fuqi ligjin e diskutueshëm të reformës së pensioneve që rrit moshën e pensionit për dy vjet, pavarësisht protestave masive kundër tij.
Teksti i projektligjit u publikua sot në gazetën zyrtare të Francës, duke e kthyer atë në ligj që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64.
Sistemi i pensionit i vendit është ndër më bujarët në botën e industrializuar. Mosha e daljes në pension në shumicën e vendeve të tjera evropiane është 65 vjeç.
Këshilli Kushtetues prej nëntë anëtarësh të premten e mbështeti tekstin, duke konkluduar se rritja e moshës së pensionit nga qeveria ishte në përputhje me kushtetutën.
Në anën tjetër, Këshilli rrëzoi masat e mëtejshme që nuk i konsideroi thelbësore për reformën, si propozimi për një referendum mbi çështjen e moshës, i paraqitur nga kundërshtarët e Macronit, shkruan DW.
Franca është tronditur nga grevat e përgjithshme dhe ka parë qytetarë të përfshirë në përleshje në rrugë me policinë, pasi shumë aspekte të jetës së përditshme vazhdojnë të preken nga protestat dhe grevat.
Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...