Lufta tregtare e Donald Trump me Kinën dhe frika për një rritje të normës së interesave, ka çuar në humbje me vlerë 2 trilionë dollarë në bursa, për super të pasurit e botës, vitin e kaluar.
Pas shtatë vitesh rritjeje të vazhdueshme të pasurisë, njerëzit e pasur të planetit panë një vlerë të kombinuar të aseteve të tyre, të reduktohet me 3 për qind krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në 68.1 trilionë dollarë, ndërsa tregjet financiare shënuan rënie në kuadër të tensioneve, në rritje me Kinën.
Lufta tregtare SHBA-Kinë dhe rritja e normës së interesit nga rezerva federale amerikane, si edhe një rritje e shqetësimeve për ekonominë globale, i ka prekur bursat vitin e shkuar duke cënuar investimet e fondeve të pensioneve dhe elitën globale.
Sipas raportit të përvitshëm për pasurinë botërore nga kompania e konsulencës “Capgemini”, që vrojton elitën globale, numri i individëve me pasuri neto më të madhe ka rënë me rreth 100 mijë duke shkuar në 18 milionë.
Një person me pasuri neto të lartë, është kushdo që zotëron mbi 1 milionë dollarë ose më shumë, në asete të investueshme.
Sidoqoftë, pavarësisht se të pasurit e botës kanë humbur pak para, pozicionet e tyre mbeten ende në kontrast të thellë me pjesën tjetër të planetit.
Oxfam ka paralajmëruar më herët këtë vit se përqendrimi në rritje i pasurisë së botës, ka bërë që 26 miliarderë të zotërojnë aq asete sa 3.8 miliardë njerëz që përbëjnë gjysmën e varfër të popullatës së planetit.
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...