
The front page of a newspaper with the headline "Fake News" which illustrates the current phenomena. Front section of newspaper is on top of loosely stacked remainder of newspaper. All visible text is authored by the photographer. Photographed in a studio setting on a white background with a slight wide angle lens.
Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka publikuar listën e lajmeve më të popullarizuara të rreme gjatë javës së kaluar, të cilat shpesh ishin shpërndarë edhe në rrjetet shoqërore.
Asnjëri nga lajmet e publikuara nuk kanë qenë të vërtetë dhe AP tregon edhe faktet e vërteta për secilin nga pesë lajmet e përzgjedhura.
Shumë faqe në internet transmetuan lajmin e një faqeje satirike të 28 prillit se muzikanti dhe aktivisti konservator Ted Nugent ishte vrarë gjatë një gjuetie, pasi më 19 prill vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Nugent gjithë storien e ka quajtur rrenë të ndyrë.
Disa faqe publikuan lajmin se presidenti amerikan Donald Trump është lutur së bashku me pjesëtarët e bashkësisë fetare të krishterë, pasi Gjykata Supreme ruse kah fundi i prillit ndaloi veprimtarinë e tyre në Rusi, duke i quajtur si organizatë ekstremiste, transmeton kp.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar vendimin e gjykatës ruse, por Trump dhe zëvendës presidenti i SHBA-ve Majk Pens nuk kanë bërë lutje me pjesëtarët e kësaj bashkësie fetare, siç kanë transmetuar disa media.
Njëri ndër lajmet e rreme ishte edhe ai për heqjen e vizave nga presidenti Trump për hyrje në vend për qytetarët e disa shteteve, si Etiopia, Lituania dhe Filipinet. Asnjëra nga vendet e përmendura nuk është në mesin e 38 shteteve në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këtë lajm e kanë demantuar ambasadat amerikane në disa nga vendet e përmendura. Në rrjetet shoqërore është shpërndarë lajmi se autori i sulmit me bombë në maratonën e Bostonit Xhohar Carnajev është lënduar rëndë në burg dhe nuk do të mund më të ecë ose të flasë. Zyrtarët e burgut njoftuan se nuk ka fakte që vërtetojnë pohimet se Carnajev është gjetur në qeli në Masaçusets, i përgjakur dhe me lëvore të bananes në afërsi.
Carnajev në fakt ndodhet në burgun e shtetit federal amerikan Kolorado, pasi ishte ankuar ndaj vendimit për sulm në vitin 2013. AP ka vendosur në krye të listës së lajmeve të pasakta edhe atë për xhirimin e serialit të ardhshëm “Luftëra e yjeve” në lokacion të caktuar, ku janë përmendur qytetet amerikane Viçita dhe Virxhinia Biç, qyteti kanadez Beri dhe të tjerë.
E vërteta është se xhirimi i filmit të vetëm të këtij seriali, i cili aktualisht është në produksion, ka nisur në janar, në afërsi të Londrës.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...