Turqia mori një paralajmërim tjetër nga BE-ja sot pas njoftimit se anija e saj kërkimore Yavuz do të vazhdojë operacionet në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.
Anija Yavuz do të shoqërohet nga tre anije të tjera turke, megjithëse paralajmërimi nga BE thotë se “të gjitha anijet paralajmërohen pa mëdyshje të mos lundrojnë në atë zonë”, njofton Reuters.
Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Greqisë është intensifikuar javët e fundit mbi të drejtën për të eksploruar naftë dhe gaz në Mesdhe, dhe madje javën e kaluar pati një përplasje të vogël midis anijeve greke dhe turke.
“Planet e Turqisë për të eksploruar rezervat e naftës në Mesdhe vlen edhe për pjesë të brezit të detit që i takojnë Egjiptit, domethënë Qipro dhe që rrit më tej tensionet”, paralajmëroi ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell dhe i bëri thirrje Turqisë të pezullojë të gjitha aktivitetet në atë pjesë të Mesdheut pa vonesë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha dje se gjuha e kërcënimeve dhe sanksioneve “nuk do të pengojë Turqinë” nga mbrojtja e të drejtave të saj ligjore./lajme.al/
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...