Ish-presidenti George H.W.Bush është lëshuar nga spitali Huston, ku ishte duke marrë trajtimin për pneumoni për më shumë se dy javë.
Bush është shtruar në spital me 14 janar, pasi kishte vështirësi me frymarrjen, transmeton arbresh.info.
“Ai është shumë mirënjohës për të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij dhe ka shprehur falenderime për kujdesin mjekësor dhe infermierët”, ka deklaruar zëdhënsi i Bush, Jim McGrath.
Presidenti i 41-të i SHBA-ve ishte shtruar në spital së bashku me gruan e tij, Barbara, 91-vjeçare, e cila kaloi pesë ditë në spital për shërimin e bronkitit.
Martesa 72-vjeçare e çiftit është më martesa më e gjatë e ndonjë çifti presidencial në histori të SHBA-ve./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...