Ky rajon i Ukrainës paralajmëron votim për bashkim me Rusinë

12:57 | 27 Mars 2022
A Z

Rajoni i Ukrainës mund të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore mund të mbajë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë.

“Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu,”, kështu ka thënë udhëheqësi separatist lokal Leonid Pasechnik, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, raporton BBC, transmeton arbresh.info

Në shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po njeh pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në juglindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk.