Kuvajti konfirmoi edhe katër raste të koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total në nëntë raste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja u zbuluan në mesin e pasagjerëve që vinin nga Irani që tashmë ishin në karantinë.
Në ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil njoftoi se të gjitha fluturimet për në Singapor dhe Japoni janë pezulluar për shkak të virusit, i cili zyrtarisht njihet si Covid-19.
Kuvajti të hënën vendosi të anulojë festimet kombëtare dhe garat sportive si pjesë e masave kundër përhapjes së virusit.
Për shkak të llojit të ri të koronavirusit, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, ku janë raportuar 16 vdekje nga Covid-19.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë