Juan Guaido, i cili njihet nga shumë shtete si president legjitim i Venezuelës, tha të martën që faza e fundit e ‘’Operacionit Liria’’ po fillon. Ai është inicues i demonstratave ndaj Nicolas Maduro, që edhe e mban pozitën e presidentit nën kundërshtime të mëdha nga shtetet perëndimore.
Rregjimi i Maduros i është referuar protestës së sotme si grushtshtet.
Të martën edhe Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo deklaroi se e përkrah plotësisht popullin venezuelas në kauzën e tyre për liri dhe demokraci.
Guaido i cili është lider i opozitëës, ka thirrur protestat pasi që shteti i Venezuelës është kapluar nga kriza e madhe ekonomike. FMN’ja ka parashikuar që inflacioni të rritet me 10 milionë% këtë vit.
Por teksa demonstratat po rriten, kjo është gjithçka që duhet të dini për Guaidon. Guaido është vetëm 35 vjeçarë. Ai ishte deri i vonë i panjohur si në arenën vendase ashtu edhe atë globale deri në fillim të këtij viti kur ai u betua si president pas zgjedhjeve.
Ai fitoi edhe më shumë njohje kur tha që ishte i gatshëm të marr rolin e presidentit të të përkohshëm deri sa të mbahen zgjedhje të drejta në Venezuelë.
Guaido shfrytëzoi protokollin në kushtetutën e vendit që lejon liderin e asamblesë të marrë pozitën e liderit të vendit nëse posti i presidentit merret në mënyrë të padrejtë.
Ai premton zgjedhje të reja, hapa të ri për të rimëkëmbur ekonominë e vendit, dhe lejimin e ndihmave ndërkombëtare.
Juan Guaido është një inxhinier industrial, por interesi publik për personalitetin e tij politik është rritur shpejt. Ai ka bërë 1.9 milionë ndekës në Twitter.
Babai i tij ishte pilot ndërsa nëna një mësuese. Ai ka tetë vëllezër dhe motra./Express/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...