Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz kërkon të bllokojë vendimin e Këshillit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për vazhdimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE.
Kurz u shpreh për agjencinë zyrtare austriake të lajmeve, APA, se do të kërkonte një ngrirje të bisedimeve për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.
“Ne nuk jemi të përgatitur për të rënë dakord me draftin e rezolutës së tanishme, pasi nuk përfshin një reagim të nevojshëm për zhvillimet në Turqi”, deklaroi ministri i Jashtëm.
“Kundërshtarët janë të frikësuar, politikanët e opozitës janë arrestuar dhe dënimi me vdekje pritet të rivendoset, përkundër këtyre një reagim i qartë nga BE-ja është i nevojshëm”, përfundoi Kurz.
Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së do të takohet sot dhe nesër në Bruksel.
Paketa e zgjerimit për vitin 2016 është pjesë e rendit të ditës së martë.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...