Kryeparlamentari turk niset për bisedime zyrtare në Katar

08:23 | 19 Janar 2022
A Z

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, është nisur për një vizitë zyrtare në kryeqytetin Doha të Katarit, raporton Anadolu Agency.

Şentop së bashku me një delegacion të nivelit të lartë u nisën për në Katar nga aeroporti Esenboğa në kryeqytetin Ankara.

Şentop dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron atë do të priten nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Më vonë, Şentop është planifikuar të takohet me homologun e tij, kreun e Këshillit Shura të Katarit, Hassan bin Abdullah Al-Ghanim dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani.

Ai po ashtu pritet të vizitojë Institutin e Dohas, ku do të adresohet me një fjalim.