Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow, ka mbrojtur kundërshtimin e tij për ndalimin e fjalimit të Presidentit të SHBA-ve në Parlamentin britanik.
Komentet e tij, duke përfshirë edhe akuzat ndaj Presidentit amerikan si ‘racist dhe seksit’, janë bërë brenda kompetencave të tij dhe me ‘ndershmëri dhe nder’, ka thënë ai para deputetëve, transmeton portali arbresh.info.
Disa deputetë konservatorë kanë kritikuar kryetarin, dukë thënë se karriera e tij ‘mund të jetë në rrezik’ pasi ka dëmtuar interesin kombëtar.
Qeveria e Britanisë komentet e tij i ka quajtur si ‘çështje për Parlamentin’.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar një ftesë nga Mbretëresha për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe, e cila përfshin edhe një fjalim para deputetëve në Parlament./Arbresh.info
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...