Kryeministri socialist refuzon t’i marrë 230 emigrantë në bordin e anijeve të OJQ-ve
Kryeministri socialist i Spanjës ka refuzuar që t’i marrë në bordin e anijeve të mbi 230 emigrantë, transmeton arbersh.info.
Ai e ka vënë në shënjestër se duhet të ketë një përgjigje të përbashkët nga vendet Evropiane.
Më herët gjatë këtij muaji Spanja ka marrë rreth 630 emigrantë nga humanitarët francez pasi Italia dhe Malta kanë marrë vendin që nuk do t’i strehojnë.
Të hënën, Ministri i Zhvillimit Ekonomik i vendit, Jose Luis Abalos, tha se Spanja nuk do të ofrojë përkrahje për anijen e OJQ-së Lifeline, e cila mban 230 emigrantë.
Ai tha se vendi i tij nuk do të ‘bëhet organizatë shpëtimi për të gjithë Evropën’.
Sot, duke qëndruar pranë Angela Merkel në Berlin, kryeministri Pedro Sanchez u zotua të punojë ngushtë me Gjermaninë mbi migracionin – por kërkoi një zgjidhje të gjerë në BE./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...