Sllovakia do t’i bllokojë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë që dëmtojnë interesat e saj kombëtare, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.
Ky i fundit deklaroi se dëshiron të mbetet një anëtar konstruktiv brenda bllokut, por e quajti rezolutën e parlamentit një mjet politik me një mesazh të fortë.
“Nëse ekziston një sanksion që do të na shkaktojë dëm, unë kurrë nuk do të votoj për të”, tha Fico në një konferencë për shtyp, shkruan reuters.
Sllovakia do t’i bllokojë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë që dëmtojnë interesat e saj kombëtare, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.
Ky i fundit deklaroi se dëshiron të mbetet një anëtar konstruktiv brenda bllokut, por e quajti rezolutën e parlamentit një mjet politik me një mesazh të fortë.
Fico është gjithashtu kundërshtar i sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke argumentuar se masat tregtare dëmtojnë më shumë Sllovakinë dhe BE-në sesa Moskën.
Rezoluta e re, e miratuar në seancën e parlamentit, detyron anëtarët e qeverisë që të mos votojnë për sanksione të reja dhe kufizime tregtare ndaj Rusisë. Nuk është menjëherë e qartë sa e detyrueshme kushtetuese është kjo rezolutë.
Fico tha se nuk mund të mbështesë asnjë masë që do të ndalonte importin e karburanteve ruse për centralet bërthamore të Sllovakisë.
Sllovakia deri tani nuk ka bllokuar asnjë sanksion të BE-së, përfshirë paketën e 17-të të miratuar në maj që synon “flotën e hijes” ruse.
Përpjekjet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në sektorët e gazit dhe energjisë bërthamore vazhdimisht hasin pengesa, me kundërshtimin e Sllovakisë dhe vendeve të tjera si Hungaria, të cilat ende varen nga burimet energjetike ruse. /Telegrafi/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...