Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit me armë zjarri që ka ndodhur në Vjenë, ku raportohet për shtatë persona të vrarë.
Hoti ka thënë se është tronditës lajmi për sulmin terrorist në Vjenë.
“Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge në kryeqytetin Vjenë, pas njoftimeve për të shtëna me armë.
Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...