Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmerka përshëndetur raportimet për bisedime mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se prioriteti kryesor duhet të jetë një “zgjidhje e shpejtë” e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë një zgjidhje e shpejtë e konfliktit dhe arritja e një marrëveshjeje të negociuar që vendos kushte të forta për Iranin, veçanërisht në lidhje me armët bërthamore”, tha Starmer gjatë një seance parlamentare. Duke përshëndetur raportimet për bisedime mes SHBA-së dhe Iranit, ai tha se Mbretëria e Bashkuar është “në dijeni se kjo po ndodhte”.
I pyetur për ndikimin e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, Starmer theksoi se Britania nuk ka “shqetësime domethënëse” për furnizimin me energji. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, pretendoi se SHBA-ja ka zhvilluar bisedime “intensive” me autoritetet iraniane, por Irani i ka hedhur poshtë këto pretendime duke theksuar se nuk ka negociata.
Në platformën e tij Truth Social, Trump tha se ka urdhëruar një shtyrje pesëditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke përmendur bisedime “produktive” me Teheranin. Tensionet në rajon janë rritur që kur SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, me më shumë se 1.300 viktima të raportuara.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndikim në tregjet globale dhe aviacionin.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...