Axhenda e kryediplomatit hungarez do të përfshijë “bashkëpunimin në luftën kundër efekteve të pandemisë COVID-19 dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-BE”.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Turqi.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, axhenda e kryediplomatit hungarez do të përfshijë “bashkëpunimin në luftën kundër efekteve të pandemisë COVID-19 dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-BE”.
Më tej, njoftohet se Szijjarto po ashtu do të bashkë-kryesojë Seancën e 7-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turko-Hungarez, së bashku me ministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank./AA/
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...