Kroacia reagon ashpër pasi konsulli kroat dhe gruaja e tij lëndohen pas sulmit të Iranit në Izrael, u godit ndërtesa ku ata po jetonin
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka njoftuar se konsulli kroat dhe gruaja e tij janë plagosur nga sulmi i ndodhur në Tel Aviv, pasi ndërtesa ku ata jetonin ishte goditur, shkruan Express.
Radman ka thënë se ka biseduar personalisht me ta dhe se për fat të mirë janë me lëndime të lehta që s’janë kërcënuese për jetën.
“Jam i tronditur nga lajmi se konsulli ynë dhe gruaja e tij u plagosën në sulmin në Tel Aviv. Ndërtesa ku ata jetojnë u godit. Kam folur personalisht me ta dhe për fat të mirë, lëndimet janë të lehta dhe jo kërcënuese për jetën”, ka njoftuar ai.
“Ministria e Jashtme e Kroacisë është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën dhe po marrim të gjitha masat për të siguruar sigurinë e tyre.Ne i dënojmë fuqimisht sulmet ndaj civilëve dhe objekteve diplomatike.Ne bëjmë thirrje për deeskalim dhe përmbajtje të menjëhershme.”, përfundon njoftimi i Radman.
Potresen sam zbog vijesti da su u napadu na Tel Aviv ozlijeđeni naš konzul i njegova supruga. Pogođena je zgrada u kojoj žive.
Osobno sam razgovarao s njima i na sreću, ozljede su lakše naravi i izvan su životne opasnosti.@MVEP_hr je u stalnom kontaktu s veleposlanstvom i…
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) June 14, 2025
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...