Para deputetëve, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka akuzuar Rusinë për bombardimin e civilëve në Siri.
“Kjo është java kur Britania e Madhe është duke e marrë rolin udhëheqës dhe së bashku me aleatët tanë në Amerikë dhe në Francë dhe me të gjitha kombet tjera, ndajmë të njëjtin mendim duke theksuar se ajo që po ndodh në Siri, është duke e nxitur një zemërim të madh”, tha ai, transmeton koalb.com.
Deputetët kanë pohuar se Rusia ka kryer krime lufte në Siri dhe kanë kërkuar që Britania e Madhe të rishikojë marrëdhëniet e saj me qeverinë e Vladimir Putinit.
Por, Johnson është treguar i prerë dhe i pazakontë pasi ka kërkuar që të mbahet protestë përpara ambasadës së Rusisë në Londër.
“Kërkoja që organizatat që janë kundër luftës të protestojnë përpara ambasadës rusë. Unë do të dëshiroja shumë që të shikoja një protestë të tillë. Ku është Koalicioni kundër Luftës? Ku janë ata?” shtoi ai.
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë