Për shkak të krizës së koronavirusit, numri i migrantëve të paligjshëm është zvogëluar dukshëm për një kohë të shkurtër, por që nga muaji korrik numri është rritur sërish.
Ndërsa 3,590 migrantë të paligjshëm u kapën në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, në këto dy muaj të këtij viti, ky numër arriti në 4,390, që është një rritje prej 20 përqind, tha Ministri i Brendshëm austriak Karl Nechamer, transmeton portal arbresh.info
Ai ka theksuar se Austria do të vazhdojë të mbajë në kontrollë të ashpër kufijtë e saj, madje do të përdorë edhe dronë për ruajtjen e tyre.
Rreth 40 dronë tashmë janë në përdorim si pjesë e një projekt pilot.
Në përgjithësi, numri i emigrantëve të paligjshëm të kapur ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga vala e madhe e migrimit në 2015.
Gjatë vitit të kaluar, autoritetet austriake ndaluan 19,274 migrantë të paligjshëm, që është një rënie prej nëntë përqind krahasuar me vitin 2018, sipas raportit për migracionin e paligjshëm.
Në të njëjtën kohë, numri i kontrabandistëve të arrestuar u rrit me 8.5 përqind, në 242.
Sipas raportit, kontrabandistët janë kryesisht burra nga Siria, Austria, Turqia, Serbia dhe Afganistani. Nga ana tjetër, ilegalët që përdorin shërbimet e tyre janë kryesisht afganë, pastaj sirianë dhe irakianë.
Rruga kryesore, sipas Ministrisë së Brendshme, përshkon Ballkanin Perëndimor.
Sipas Ministrit të Brendshëm austriak, pavarësisht masave të marra për shkak të koronavirusit, emigrantët e paligjshëm kanë vazhduar udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt vendeve të BE-së./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi