“Nga stërvitja në fjalë janë arritur rezultate të suksesshme dhe se ky testim do të ndryshojë pozicionin strategjik në të ardhmen e afërt për Korenë e Veriut”, thuhet në deklaratë.
Koreja e Veriut njoftoi se ka zhvilluar një stërvitje “shumë të rëndësishme” në fushën e testimeve në pjesën bregdetare në perëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA), njoftoi kryerjen një “stërvitjeje shumë të rëndësishme” në fushën e diskutueshme për lëshimin e satelitëve, Sohae, për të cilën zyrtarët koreano-veriorë i kanë premtuar SHBA-së se do ta mbyllin.
“Nga stërvitja në fjalë janë arritur rezultate të suksesshme dhe se ky testim do të ndryshojë pozicionin strategjik në të ardhmen e afërt për Korenë e Veriut”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë vihet në dukje se nuk është zbuluar se çfarë lloj municioni është përdorur në stërvitje.
Qeveria e Koresë së Veriut më 3 dhjetor tha se do t’i dërgojë SHBA-së një “dhuratë për krishtlindje” ndërsa përmbajtja e dhuratës varet nga bisedimet të cilat i zhvillojnë dy vendet.
Në samitin dypalësh që presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un këtë vit në kryeqytetin vietnamez Hanoi, Kim Jong-un premtoi mbylljen e fushës së diskutueshme Sohae për lëshimin e satelitëve.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...