Koreja e Veriut ka refuzuar bisedime të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke e quajtur vendimin e tyre “tërësisht faji i veprimeve të Koresë së Jugut”.
Ata lëshuan një deklaratë në përgjigje të fjalimit të presidentit jug-korean Moon Jae-in, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, mëngjesin e hershëm të së premtes Koreja e Veriut lëshoi me provë dy raketa në det në brigjet e saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Ky ishte testi i gjashtë i tillë në më pak se një muaj.
Dy “predha të paidentifikuara” u qëlluan rreth orës 08:00 (23:00 GMT të enjten) dhe udhëtuan 230 km duke arritur në një lartësi prej 30 km, thanë Shefat e Përgjithshëm të Shtabit të Koresë së Jugut.
Gjashtë ditë më parë, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë.
Seritë e provave vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ranë dakord gjatë një takimi në qershor për të rifilluar negociatat e denuklearizimit.
Koreja e Veriut është përballur me sanksione ndërkombëtare për zhvillimin e saj të armëve bërthamore./arbresh.info/
Sveçla e Peci – homazhe për viktimat e trazirave të marsit n...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...