Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un iu ka kërkuar njerëzve të vendit të tij që të hanë më pak deri në vitin 2025, si një përpjekje për të luftuar krizën ushqimore.
Çmimet e ushqimeve po rriten në Korenë e Veriut për shkak të mungesës së furnizimit, duke mos qenë në gjendje që të plotësojë kërkesat e njerëzve.
Megjithatë, njerëzit tashmë janë ankuar se mungesat do ta bënin të vështirë për ta kaluar dimrin e lëre më shumë vite.
Mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut është përkeqësuar nga sanksionet, pandemia e koronavirusit dhe tajfunet e vitit të kaluar.
Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar të vitit 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit. /Dw
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...