Koreja e Veriut konfirmon se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë në të ardhmen pas raporteve me SHBA-të.
Në anën tjetër zyrtarët amerikanë kishin thënë edhe më herët se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut, dhe se lëvizje të tilla, së bashku me blerjet e supozuara të armëve iraniane, treguan se sanksionet perëndimore po pengonin përpjekjet e Rusisë në luftën në Ukrainë, shkruan BBC.
Çdo lëvizje armësh midis dy vendeve do të ishte në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ndësa të enjten, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut, një zyrtar i paidentifikuar në ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Veriut tha, “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municione në Rusi më parë dhe nuk do të planifikojmë t’i eksportojmë ato”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, kishte thënë se blerjet nuk ishin përfunduar ende dhe nuk kishte prova që sugjeronin se armët do të përdoreshin në luftën e Ukrainës.
Ndrësa, shumë prej armëve të Koresë së Veriut të dizajnuara nga Rusia vijnë nga epoka sovjetike. /arbresh.info/
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet ...
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja