Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy raketa detare në perëndim të qytetit bregdetar Onçon, thanë zyrtarë nga ushtria e Koresë së Jugut.
“Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.
“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.
Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.
Koreja e Veriut nuk ka testuar raketa lundruese – që janë të ndaluara sipas sanksioneve që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Phenjanit – që nga janari, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.
Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu testoi një raketë të këtij lloji.
Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor. /rel
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...
Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NA...
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...