Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, bëhet e ditur nga ushtria e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga ushtria theksohet se testimi i raketave është bërë të shtunën dhe se janë lëshuar nga rajoni rreth qytetit veri-korean Hamhung.
Ata theksuan se raketat, pas fluturimit prej 400 kilometrave, u rrëzuan në lindje të detit, mes Japonisë dhe Gadishullit Korean.
Derisa SHBA-të minimizojnë rëndësinë e raketave të Pyongyang-it me rreze të shkurtra të veprimit, Koresë së Veriut i është ndaluar testimi i raketave balistike nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania më herët lëshuan njoftime në të cilën dënojnë lançimin e fundit të Koresë së Veriut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-ve prapa dyerve të mbyllura.
Shpejt pas provokimit të fundit të Koresë së Veriut, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dialogu mbi denuklearizimin e Pyongyang-ut mund të vazhdojë në pajtim me marrëveshjen me liderin koreanoverior Kim Jong-un, meqë bëhet fjalë për raketa rreze të shkurtra veprimi.
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë ...
Unai Emery kandidat serioz për stolin e Real Madridit
Pas golave me Espanyolin, Viniciusi hyn në historinë e Real ...
Kos deklaroi se janë pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë...
Anije tregtare kalojnë Ngushticën e Hormuzit/ Rutte: Evropia...