Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Koreja e Veriut ka rritur prodhimin e karburantit për armë bërthamore në vende të fshehta përgjatë muajve të fundit, dhe mund të jetë duke e mbajtur të fshehtë në kohë kur po zhvillon bisedime me Shtetet e Bashkuara, raporton NBC.
Në një raportor të premten, thuhet se sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, koreanët po veprojnë kundër kërkesës së presidentit Donald Trump, i cili pas samitit historik me Kim Jong-un kishte thënë se nuk ka më kërcënim nga Koreja e Veriut, transmeton portali arbresh.info.

NBC ka cituar pesë zyrtarë anonimë amerikanë që kanë thënë se muajve të fundit Koreja e Veriut ka rritur prodhimin e pasurimit të uraniumit për armët bërthamore, edhe në kohën kur është angazhuar në diplomacinë me SHBA-të.

“Ka dëshmi absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë SHBA-të”, citohet të ketë thënë një zyrtar.
Ndërkohë që CIA ka refuzuar të komentojë raportin e NBC./Arbresh.info/

Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C