Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend u përcaktua koronavirusi i ri (Covid-19) tek një person, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria njoftohet se në vend u sollën me një avion privat 11 shtetas izraelitë të cilëve iu lejua të evakuohen nga anija e udhëtarëve “Diamond Princess” e vendosur në karantinë në Japoni për shkak të virusit Covid-19.
Izraelitët në fjalë u vendosën në karantinë në një spital në rajonin Ramat Gan në afërsi të kryeqytetit Tel Aviv dhe si rezultat i ekzaminimeve të kryera tek 1 person prej tyre është konstatuar virusi Covid-19, theksohet ndër të tjera në deklaratë.
Me njoftimin e bërë nga ministria, në Izrael u regjistrua rasti i parë i Covid-19.
Në 4 prej 15 udhëtarëve që ndodheshin në anijen “Diamond Princess” u vërejt Covid-19 dhe këto persona u vendosën dhe vazhdojnë të jenë akoma nën trajtim në Japoni.
Anija e udhëtarëve e cila u ankorua në portin Yokohama në afërsi të kryeqytetit Tokio të Japonisë, u vendos në karantinë me 4 shkurt pasi tek një person nga Hong Kongu që udhëtonte në anije ishte vërejtur Covid-19.
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...