Komisioni Evropian të mërkurën i paditi Poloninë dhe Çekinë për shkak të ligjeve të këtyre shteteve për ndalimin e qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që të anëtarësohen në parti politike dhe të marrin pjesë në zgjedhje lokale apo evropiane.
“Si rezultat i këtij kufizimi, qytetarët nga shtetet tjera anëtare të BE-së me vendbanim në Çeki apo Poloni nuk mund ta ushtrojnë plotësisht të drejtën e tyre për të qenë kandidatë në zgjedhje lokale dhe në zgjedhje për Parlamentin Evropian në kushte të njëjta si shtetasit e këtyre shteteve”, tha Komisioni Evropian.
“Komisioni pohon se kufizimet që i pengojnë qytetarët jo-çekë dhe jo-polakë në Çeki dhe Poloni për t’u anëtarësuar në një parti politike janë në kundërshtim me ligjin e BE-së, sepse ato e shkelin parimin e mosdiskriminimit në bazë të kombësisë”, tha organi ekzekutiv i BE-së, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Komisioni Evropian gjithashtu njoftoi se do ta padisë Poloninë në gjykatën më të lartë të BE-së edhe për dështimin rreth zbatimit të plotë të rregullave të Bashkimit Evropian për prokurim publik.
Sipas Komisionit Evropian, ligjet polake përjashtojnë dy kategori të kontratave nga zbatimi i rregullave të prokurimit publik: kontratat për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të caktuara publike dhe kontratat për ofrimin e shërbimeve bankare.
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit