Komediani amerikan Katt Williams u arrestua në Portland, Oregon për një sulm ndaj një shoferi të qytetit, njofton AP.
Agjencia thekson se Williams gjendet në burg, pasi sulmit që i bëri shoferit për shkak të mosmarrëveshjes rreth transportit të komedianit dhe qenit të tij nga aeroporti i Portlandit në shfaqjen e komedisë “Wild N Out” të Nick Cannon.
Policia tha se shoferi i një makine në pronësi të qytetit kishte lëndime në fytyrë.
Williams, 47-vjeç, shkoi në shfaqje me një automjet tjetër, ndërkohë që u arrestua nga policia.
Një padi është ngritur kundër tij për sulmin e shkallës së katërt dhe seanca është caktuar për të hënën.
Zëdhënësi i Williamson nuk komentoi incidentin dhe zyrtarët e burgut nuk e dinin nëse ai kishte një avokat.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...